Mbjellja e fidaneve në Qendrën e Studentëve, Foto: Qendra e Studentëve/Facebook

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2019/2020.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2019 deri më datën 13.09.2019.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta  bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes  qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth  4000 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet  në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).