Bedri Hamza - Minister i Financave

Hamza: Ky është trafikim i buxhetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza është shprehur i mllefosur me fillimin e punimeve në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK-së.

“Ne jemi dal në pauzë dhe kemi debatuar dhe secili prej tyre ka të drejtë me shpreh qëndrimin e vetë. Tash, ky është trafikim i buxhetit, është mos-mbajtje e fjalës. Këtij vendi i duhet bashkëpunimi pozitë e opozitë. Këta keni mujtë me bo vetëm ju, por e keni mbërri qëllimin”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se Coronavitusi nuk ishte shkaktar i vonesë së Qeverisë për hartim të buxhetit.

“E keni humbë bashkëpunimin e mundshëm me PDK-në”, ka thënë ai.

Por, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është caktuar që në ora 17 e 20 të kthehen në sallën e Kuvendit, por deputetet janë vonuar për tu kthyer në sallë.

Ajo ka thënë se disa herë ka rënë zilja, mirëpo askush nuk është përgjigj prandaj kanë nis seancën me 25 minuta vonesë.

Ajo madje tha se mos-pranin e PDK-së në sallë e kanë parë si sinjal që po dëshirojnë të ndihmojnë qeverinë në miratimin e buxhetit në kohën Kosova po përballet me Coronavirusi.