Hamasi hedh dyshime se Izraeli vrau disa pengje të tjera gjatë shpëtimit të katër pengjeve

Hamasi të shtunën pretendoi se disa “pengje të tjera” ishin vrarë gjatë misionit të shpëtimit të Izraelit në Gaza qendrore  por që nuk ka dhënë asnjë provë.

Në anën tjetër, forcat izraelite kanë thënë se kjo është një “terrorizëm psikologjik” i Hamasit, për të arritur qëllimet e veta.

CNN shkruan se Abu Obaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Al-Qassam, bëri pretendimin e pa verifikuar, duke thënë se “duke kryer masakra të tmerrshme”, Izraeli ishte “në gjendje të lironte disa nga pengjet e tij, por vrau disa të tjerë gjatë operacionit”.

Obaida nuk elaboroi identitetin e atyre që kishin vdekur, apo nuk dha ndonjë provë për të mbështetur pretendimin e tij.

Obaida shtoi se bastisja e shpëtimit “paraqiste një rrezik të madh” për pengjet e mbetura dhe “do të ketë një ndikim shkatërrues në kushtet dhe jetën e tyre”, në postimin e tij në Telegram.

Ndërkaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “Hamasi është një organizatë terroriste që përdor terrorizmin psikologjik për të arritur qëllimet e saj, prandaj deklaratat e tij duhet të merren me besueshmëri të kufizuar”.

Ushtria izraelite shpëtoi katër pengje në operacionin special gjatë ditës, për të cilin autoritetet e Gazës thanë se vrau të paktën 210 njerëz dhe plagosi më shumë se 400 të tjerë.

Zyrtarët në Gaza pretendojnë se Izraeli vrau mbi 200 persona, për shpëtimin e katër pengjeve