Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hajvali, armë në çantën e të miturit

Dy persona janë arrestuar dje në Hajvali nën dyshimet për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

Policia njofton se njëri prej tyre është i mitur.

Ata janë ndaluar nën dyshimin se kanë kanosur një të mitur.

Gjatë kontrollit në çantën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz me një karikator me tre fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.