Foto: REL

Hajnat ja mësyjnë xhamive në Gjilan, vjedhin para nga kasaforta

Hajnat ia kanë mësyrë vjedhjeve të xhamive në qytetin e Gjilanit. Vetëm në dy ditët e  fundit janë raportuar dy vjedhje në xhamitë e Gjilanit.

Të enjten, persona të panjohur kishin hyrë me forcë në xhaminë e Medresesë dhe kanë thyer kasafortën e xhamisë në të cilët janë vjedhur paratë e grumbulluara për personat në nevojë.

Të premten në mesditë ishte vjedhur edhe xhamia e fshatit Ponesh të Gjilanit.

Pothuajse çdo xhami mban kasaforta ku vizitorët mund të deponojnë para për kauzën e ndihmës së të varfëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke i hetuar të dyja rastet.