Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gruaja ushtron dhunë psikike ndaj disa personave, dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës, ka njoftuar në raportin 24 orësh për tri raste të dhunës në familje.

Më 11 korrik në Komunën e Gjilanit është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj disa personave.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara ndalet për 48 orë dhe për shkak të problemeve psikike është dërguar në kliniken e psikiatrisë”, është thënë në raport.

Policia ka njoftuar gjithashtu se dje më 12 korrik në Prishtinë, është arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një grua.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në ditën e njëjtë edhe në Pejë është arrestuar një i person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.