Grenell: Populli i Kosovës dhe Serbisë meriton zhvillim ekonomik, ta lëmë politikën anash

I dërguari i posaçëm i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell para takimit në Uashington, ka deklaruar se populli kosovar dhe serb meriton normalizim ekonomik.

Grenell në një postim në “Twitter” ka potencuar se është i fokusuar të ndihmojë të rinjtë, e të dyve vendeve që kërkojnë punë dhe lidhje me Perëndimin.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të gjallë. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar Dhe unë të ju shtyjë fort. Le ta lëmë anash politikën”, ka shkruar ai.

Më 4 shtator në Uashington pritet të ketë një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, për, siç është thënë, marrëveshje ekonomike.