Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjykata e Gjakovës do punojë me staf administrativ të përgjysmuar

 

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, gjykata e Gjakovës ka marrë vendim që të reduktohet numri i stafit administrativ në 50%.

Sipas njoftimit të gjykatës, ky vendim është në dakordim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Planin Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në njoftimin e kësaj gjykate, ajo inkurajon aplikimin në mënyrë elektronike për qytetarët të cilët parashtrojnë kërkesë për lëshimin e certifikatës së gjendjes penale.

Ky aplikim, sipas gjykatës mund të bëhet në këtë link, por që për tërheqje të certifikatës, qytetarët duhet të jenë të pranishëm fizikisht në objekt (apo me autorizim për personin tjetër).

“Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë palëve në procedurë, avokatëve, përfaqësuesve të autorizuar që të gjitha kërkesat, ankesat dhe parashtresat ti dërgojnë përmes adresës elektronike [email protected]“, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në fund të njoftimit thuhet se zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë dhe rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj do të ju përgjigjen në mënyrë elektronike.