Gjykata e Apelit me më së shumti aktgjykime të publikuara në korrik

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar 2500 aktgjykime në muajin korrik, prej tyre 2,402 aktgjykime me fokus departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative.

Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin korrik 2022 është Gjykata e Apelit, me 599 aktgjykime gjithsej.

Ndërsa Gjykata Supreme ka pasur më së paku aktgjykime të publikuara, në total 189, e ngarkuar me vepra civile nga ‘Dhoma e Posaçme’.

Prej gjykatave themelore ajo e Gjilanit me degët Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, ka publikuar më së shumti aktgjykime 382, vetëm për qytetin e Gjilanit janë 93 aktgjykime për kundërvajtje, si dhe janë larguar 5 aktgjykime të cilat janë publikuar nga dy here.

Gjykata e Prishtinës ka publikuar 310 aktgjykime, 167 prej tyre janë të departamentit penal dhe 114 administrativ, degët e saj në Podujevë, Graçanicë dhe Gllogovc nuk kanë pasur asnjë vepër ndërsa në Lipjan 17 janë gjithsej, thuhet në raport.

Gjykata në Gjakovë ka publikuar 257 aktgjykime me degët në Malishevë e Rahovec janë 130 vepra penale dhe 127 vepra civile.

212 aktgjykime ka pasur Gjykata e Ferizajit me degët Sterpcë dhe Kaçanik, 116 vepra penale dhe 96 vepra civile.

Gjykata e Mitrovicës ka publikuar 153 aktgjykime me degët Skenderaj, Vushtri, Zubin Potok dhe Lepasoviq, kryesisht janë vepra penale 89, ndërsa vepra civile 64.

152 aktgjykime janë publikuar nga Gjykata e Prizrenit me degët në Suharekë me 140 vepra penale dhe civile 12, ndërsa dega në Dragash nuk ka pasur asnjë.

Gjykata e Pejës me degët në Klinë, Istog dhe Deçan 20 vepra penale ndërsa 128 vepra civile.

Projekti është mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështjet të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit (INL).