Dënimet e gjykatave për tentimvrasje në maj të vitit 2022

Brenda muajit maj të këtij viti, gjykatat e Kosovës i kanë ndëshkuar 3 persona për vepra penale të tentimvrasjes.

Të dhënat për dënimet janë grumbulluar në një hulumtim të realizuar nga KALLXO.com gjatë këtij muaji.

Në Prizren është shqiptuar një dënim me burgim prej 3 vitesh, në Gjilan një dënim me burgim prej një viti, në Pejë një dënim prej 3 vite e 6 muaj.

Në Gjykatën e Ferizajt, Gjakovës dhe Prishtinës nuk ka pasur dënime për këto vepra penale, ndërsa Gjykata e Mitrovicës nuk ka kthyer përgjigje.

Veprat penale të tentimvrasjes ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës.

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti “Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin”.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.