Gjuriq i reagon zëdhënëses së MPJ-së në Rusi për fotografinë e Vuçiqit me Trump

Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar pas një postimi të cilin e kishte publikuar në rrjete sociale Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Kjo e fundit kishte postuar dy fotografi njëra nga to provokuese e në tjetrën fotografi presidentin serb
Aleksandar Vuqiq para presidentit Donald Trump e ku Zakharovas kishte shkruar “Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”.

Kjo fotografi u publikua gjatë ditës së djeshme nga ana e Zakharovas në Facebook dhe vetëm një ditë pas marrëveshjes ekonomike e cila u nënshkrua të premten në Washtingon nga Kosova e Serbia.

Pas postimit të Zëdhënëses së MPJ-së në Rusi, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka quajtur të turpshëm veprimin e saj.

“Imagjinoni që presidenti nuk tha as edhe një fjalë të vetme ose të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend. Dhe imagjinoni që presidenti priti për një orë e një orë me presidentin rus dhe kurrë nuk kërkoi një karrige veçantë. Nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp të kesh!”, ka qenë reagimi i Gjuriq.