Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Zyrtari policor ka njoftuar se se nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme.

“Rreth orë 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri   në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.