Ilustrim

Gjuajtje me armë në Prizren për borxh

Një rrahje e cila ka përfunduar me të shtëna me armë për shkak të një borxhi ka ndodhur dje në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:20, ku pas një mosmarrëveshje të një borxhi të mëhershëm, në mes dy të dyshuarve ka ardhur së pari deri tek rrahja e më pas njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar tri pistoleta, 12 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.