Gjimnazi Ataturk në Mamushë bëhet me bibliotekë

Gjimnazi Ataturk në Mamushë bëhet me bibliotekë. Kjo bibliotekë është donacion nga Delegacioni Turk i Kosovës dhe sipas kryetarit të komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç është ndërtuar në përputhje me nevojat e studentëve të shkollës.

Ky institucion është emërtuar me emrin “Mustafa Serin”, i cili kishte rënë dëshmor me 15 korrik në grusht shtetin e Turqisë.

Krasniç gjithashtu shprehu mirënjohjen për Delegacionin e Përfaqësimit Turk të Kosovës  dhe për të gjitha organizatat dhe institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen që u ofrojnë komitetit turk dhe veçanërisht e njerëzve të Mamushës.