Gjilan, babai raporton djalin në polici për shkak të dhunës psikike të ushtruar ndaj familjarëve

Një person në Gjilan e ka raportuar në Policinë e Kosovës djalin e tij, për të cilin ka thënë se ka probleme psikike.

Viktima ka thënë për policinë se i biri në vazhdimësi po i ushtron dhunë psikike familjarëve të tjerë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator rreth orës 20:00.