Burimi - TAG24

Gjermani - Kosovari vetëdorëzohet në polici, dyshohet se e vrau gruan e tij

Rreth orës 15 të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament në këtë qytet.

“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje”, ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.

Siç dihet tani, gruaja e vrarë është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici.