Gjendet pa shenja jete një grua

Një burrë kosovar nga fshati Muqiverc i Komunës së Kamenicës, ka raportuar se bashkëshortja e tij,  është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq me të dal në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia rastin e ka cilësuar si ”vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. RTV21