Gjendet një trup i pajetë i një 30 vjeçari në një fshat të Prishtinës

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës, sot rreth orës 16:00.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është mashkull i moshës 30 vjeç.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë për KALLXO.com, Agron Borovci zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.