Ilustim

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan

Një qytetar nga Lipjani ka gjetur një mjet shpërthyer derisa ishte duke punuar në oborrin e tij.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njësia për deminim e KFOR-it e ka bërë tërheqjen e mjetit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, – thuhet në njoftimin e Policsë së Kosovës, më 27.05.2024.