Gjendet i vdekur personi i cili ishte raportuar i zhdukur që nga qershori i këtij viti

Është gjetur i vdekur personi i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 7 qershor të këtij viti.

Policia njofton se dje rreth orës 17:30 ka pranuar një informacion nga një qytetar, se në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut , saktësisht tek vendi i quajtur ’’ Lagjja e Qorupëve’’, ka hasur në një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar.

Nga hetimet e para, dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M. I., i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021.

“Stacioni Policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:30 ka pranuar një informacion nga një qytetar, se në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut , saktësisht tek vendi i quajtur ’’ Lagjja e Qorupëve’’, ka hasur një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar.

Policia e Kaçanikut dhe më pas hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , menjëherë kanë dalur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i dekompozuar dhe ka nisur hetimet .

Nga hetimet e para, dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M. I. (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .

Policia, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatën e policisë.