Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, Policia: Kishte lëndime në kokë

Një person ka vdekur në Mitrovicë më 02.06.2024.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, burrë ishte gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë.

Ai ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.