Biciklet/Ilustrim Foto:Gentiana Ahmeti

Gjashtë muaj burg me kusht dhe 500 euro për vjedhje të biçikletës

Një person është dënuar me kusht me gjashtë muaj burg dhe dënim me gjobë prej 500 euro për shkak se ka vjedhur një biçiklet në vlerë 70 euro dhe e ka shitur për 25 euro.

I dënuari kishte vjedhur biçikletën përderisa pronari saj po qëndronte në një lokal në Vushtrri.

“I pandehuri e voziti këtë biçikletë dhe e dërgoi deri te disa banesa dhe e mloi me fleta të bagranit dhe të nesërmen këtë biçikletë e shiti në shumën prej 25 Euro”, thuhet në aktgjykim.

Rasti kishte ndodhur më 30 qershor të vitit 2020, rreth orës 22:15-22:45 në Vushtrri.

Dënimet nuk do të ekzekutohen nëse i akuzuari në afatin prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.