Gjakovë, arrestohet se rrahu babin dhe motrën

Një person është arrestuar tri ditë më parë në Gjakovë pasi i njëjti kishte rrahur babain dhe motrën e tij.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar tek banesa e babait dhe motrës së tij, ndaj  të cilëve kishte ushtruar dhunë fizike dhe më pas ishte larguar nga ai lokacion.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.