Gazetaret Mediana Halili dhe Jeta Xharra fitojnë çmimin e dytë për gazetari nga D4D

Gazetaret e KALLXO.com fitojnë çmimin e dytë nga Instituti D4D

Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, Jeta Xharra dhe gazetarja Mediana Halili kanë fituar çmimin e dytë në gazetari nga Instituti D4D.

Xharra dhe Halili fituan çmimin e dytë me artikullin “Radio Televizioni i Burrave” i cili u dha sot (14.05.2024) në Konferencën Rajonale “Gratë e Fuqizuara: Fuqizojnë Gratë”.

Çmimi i parë u fitua nga gazetari Besian Beha nga Nacionale ndërsa vendi i tretë nga gazetarja, Agnesa Qorri.

KALLXO.com kishte publikuar hulumtimin ekskluziv i cili tregon se si Ilire Zajmi, Flora Durmishi dhe Mihrije Beiqi u përzgjodhën të merrnin pozicione udhëheqëse në Televizionin Publik(RTK) por nuk u lejuan t’i marrin ato pozita.

Hulumtimi kishte nxitur reagime të shumta nga organizata dhe personalitete brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat tregojnë se riorganizimi u shoqërua me procese mjaft kontraverze të cilat i lanë jashtë pozicioneve udhëheqëse të RTK-së tri gra të cilat në konkurse ishin zgjedhur për të drejtuar në RTK.

Ilire Zajmi, Mihrije Beiqi dhe Flora Durmishi u përzgjodhën në tri konkurse të ndryshme për të marrë pozicione udhëheqëse, por vendet e tyre i zunë kandidatët burra të cilët kishin më pak pikë në vlerësimet e komisioneve rekrutuese.

Radio Televizioni i Burrave