Gazeta gjermane Die Zeit: Putini nuk ka synim vetëm Ukrainën, por gjithë Evropë

Në këtë krizë botërore të shkaktuar nga Rusia, vetëm një njeri ka rëndësi: Vladimir Putin. Presidenti rus është mburrur se i vetëm vendosi të pushtojë Krimenë. Tani më shumë se 100,000 ushtarë janë duke pritur urdhrin e tij për marshim në kufirin me Ukrainën. A do ta japë ai?

Putin është “mbrojtur” rreptësisht që nga fillimi i pandemisë, qasja tek ai është rreptësisht e kufizuar dhe ata pak njerëz që lejohen ta takojnë duhet të karantinohen për disa ditë më parë.

Sipas ish-të besuarve, atij i pëlqen të shikojë televizionin shtetëror, përdor rrallë smartphone dhe shumë rrallë shfleton internetin. Por ai bën shumë telefonata.

Por cili është plani për Rusinë dhe botën tani, i burrit që jeton i izoluar në Moskë, në Soçi, ndonjëherë edhe në shtëpinë e tij?

Sipas analistit të “Die Zeit”, Michael Thumann, presidenti rus është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij, siç e ka thënë vet ai.

Rusia kërkon fundin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e armëve bërthamore amerikane nga Evropa dhe jo stërvitje të mëtejshme ushtarake pranë Rusisë.

Në konferencën e tij vjetore për shtyp në fund të dhjetorit, Putin paralajmëroi se NATO po avanconte dhe po ndërtonte baza me sisteme të reja armatimi: “Në lindje, në jug, në veri dhe në perëndim, natyrisht”.

Por një vështrim në hartë nuk e konfirmon këtë.

Zgjerimi i fundit i NATO-s në lindje ishte pothuajse 18 vjet më parë.

Sot, Rusia ndan 800 kilometra nga 57,680 kilometrat e kufirit të saj të jashtëm me anëtarët e NATO-s, Norvegjinë, Estoninë dhe Letoninë.

Polonia dhe Lituania kufizohen me eksklavën e Kaliningradit për rreth 400 kilometra.

Dhe sipas analizës së mediumit gjerman, Vladimir Putin po ushqen qëllimisht një keqkuptim perëndimor për Rusinë./telegrafi.