Foto: ZKM

Gashi tregon pse e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit

Arben Gashi nga LDK në intervistën për “Kallxo Pernime” ka treguar se pse LDK kishte marrë vendim ta rrëzojë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas tij, për 50 ditë të qeverisjes së Kurtit u krijua një situatë e pafavorshme për Kosovën.

Gashi ka përmendur 3 tema në të cilat Kurti gaboi rëndë sipas tij.

“Për 50 ditë Qeveria Kurti krijoji një situatë të pafavorshme për Kosovën. E para ishte marrëdhëniet ndërkombëtare. Për 50 ditë z. Kurti e futi Kosovën në një krizë ndërkombëtare duke përdorur 3 elemente kryesore. E para, e futi Kosovën në një luftë mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Çështja e dytë është që e shndërroi problemin e Kosovës në temë të politikës së brendshme amerikane. Çështja e tretë është që e lidhi Kosovën strategjikisht me të majtën evropiane dhe duke e lidhur me vendet jonjohëse të Kosovës, siç është rasti me Lajçak dhe Borrell duke iu dhënë atyre më shumë kredibilitet”, u shpreh Gashi.