Fushë-Kosovë, vdes një person, ra nga ndërtesa

Një rast tragjik ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Kosovë.

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” – tha Flora Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është parë autoambulanca dhe njësitë e Policisë.