Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për grabitje me armë

Një person është arrestuar pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se ka kryer një grabitje me armë.

Sipas Policisë së Kosovës, sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë Kosovë është raportuar për një grabitje nën kërcënimin e armës, ku janë grabitur një shumë parash dhe një telefon.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë

Personi i dyshuar me inicialet K.K., i moshës 30 vjeçare pas intervestimit është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.