Trajnimi i ushtarëve të FSK-së për Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Foto: FSK
FSK shënon Ditën e Forcës
27.11.2019 - 06:33
Në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, sot Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës organizon ceremoninë ‘Dita e Forcës – Ushtria e Kosovës’.
Në ceremoni do të marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike.
Me fjalë tematike do të paraqiten presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së.