Ushtrimi fushor "Steel Wolf". Foto:FSK/Facebook

FSK përfundon ushtrimi fushor “Steel Wolf”

Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” dhe në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, validimi i Kompanive është një proces që synon të sigurojë që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

“Ky Mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërësi” – tha FSK.

Tutje është thënë se ky ushtrim fushor “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.

Ushtrimi fushor “Steel Wolf”. Foto:FSK/Facebook