Fshati Zabel i Ulët të Drenasit del nga karantina

Fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe tani më nuk do të jetë i mbyllur.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që ka publikuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë ka ardhur pasi që pacientja e infektuar me COVID-19 ka dalë negative në test.

“Tani edhe zyrtarisht, Ministri i Shëndetësisë z. Vitia ka shfuqizuar vendimin për fshatin Zabel të Ulët që ishte shpallur ‘vatër e përhapjes së infeksionit’ pasi pacientja ka rezultuar me test negativ”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai i ka kërkuar falje familjarëve dhe banorëve të fshatit Zabel i Ulët që u është dashtë t’i mbyllet dalja nga fshati.