Foto: Ilustrim

(FOTO) Aksidenti që la një të vdekur në Deçan

Një person 23 vjeç me inicialet F. P., ka vdekur një tjetër person 26 vjeçar Sh. K., ka marrë lëndime  në një aksident që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Isniq të Deçanit.

Policia ka shpërndarë fotografinë e aksidentit ku shihet vetura thuajse e shkatërruar tërësisht.

Aksidenti i ndodhur pas mesnatës në fshatin Isniq, Foto: Policia e Kosovës

Policia ka njoftuar se vozitësi i një veture me targa të regjistrimit të jashtëm ka vdekur ndërsa një pasagjer që gjendej në veturë me të ka është lënduar rëndë.

Gjithashtu policia ka bashkëngjitur edhe një fotografi në të cilën mund të shihni gjendjen e veturës pas aksidentit.

Policia ka theksuar edhe se personi i dytë që ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa në nxjerrjen e tij ka ndërhyrë edhe ekipi i zjarrfikësve.

KALLXO.com raportoi në lidhje me aksidentin me fatalitet.