Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Fondi i Pensional dhe Dialogu Kosovë - Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, organizon tryezën e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë tryezë do të bëhet edhe prezantimi i një analize lidhur me këtë çështje.

Fondi Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet peng, nga Serbia për pensionet e kosovarëve që nga paslufta.

Çështja e këtij fondi , sikurse edhe çështja të tjera, ka mbetur ende e pazgjidhur dhe asnjëherë deri më tani nuk është përfshirë në dialog që po zhvillohet në Bruksel në mes të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e pensionistëve thonë se asnjëherë nuk do të heqin dorë nga këto pensione, por shtojnë se nuk e dinë as vet se kur kjo gjë do të realizohet.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë.

Ndërkaq, aktualisht llogariten se janë mbi 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim.

Shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën deri në dy miliardë euro.