Filmi ‘Zana’ i Antoneta Kastratit vlerësohet nga magazina '48 Hills'

Filmi ‘Zana’ i regjisores Antonta Kastratit është renditur në mesin e 25 filmave më të mirë për vitin 2020 nga magazina “48 Hills”.

Magazina amerikane ’48 Hills’, ka listuar 25 filma më të mirë të vitit 2020 të cilët ia vlen të shihen në çdo kohë.

“Filmi Kosovar ZANA nga regjisorja Antoneta Kastrati konsiderohet nga magazina 48 Hills si një ndër 25 filmat më të mirë të vitit 2020!!! Gëzuar!!!”, ka shkruar në Facebook drejtori i Qendrës Kinematografike, Arben Zharku.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Filmi “Zana” është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Ndërsa vitin që shkoi ky film përfaqësoi Kosovën në ‘Best International Feature’ të OSCARS.

Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca, etj.

Realizimi i këtij filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës.