Fillon takimi mes presidentes Osmani dhe Gabriel Escobar

Ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari të Shtetit të SHBA-ve, njëherësh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas takimit pritet të ketë deklaratë të përbashkët.

Escobar ka zhvilluar takim me Osmanin edhe një muaj më parë gjatë vizitës që kishte pasur në Kosovë, me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Javën e kaluar në Kosovë erdhi në vizitë emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak i cili pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha që temat e diskutuara kanë qenë për udhërrëfyesin për energjinë dhe targat.