Fillon ndërtimi i çerdhes në lagjen Dardania në Prishtinë
14.4.2021 - 12:32
Lagjja Dardania do të bëhet me çerdhe publike me kapacitet për 120 fëmijë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook se kjo është çerdhja e dytë e financuar nga Bashkimi Evorpian.
“Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje. Punimet dhe mbikëqyrja do të realizohet nga ekipet e Zyrës së Bashkimit evropian dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojnë në mes të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Ahmeti.