Fillon gjurmimi i kontakteve të të prekurve me coronavirus

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës pandemike të krijuar nga COVID- 19, ka filluar gjurmimin e kontakteve të kontakteve të para të të prekurve me coronavirus.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se komiteti ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit listat e udhëtarëve të ardhur në Kosovë nga 1 shkurti.

“Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës epidemiologjike për COVID- 19 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit listat e udhëtarëve që në Kosovë kanë hyrë prej 1 shkurtit e këtej me qëllim të hulumtimit epidemiologjik të rasteve me qëllim të zbulimit të rasteve pozitive dhe parandalimit të përhapjes”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Deri më tash në Kosovë janë identifikuar 15 raste me coronavirus.