Fillojnë punët në rrugën e tri fshatrave të Rahovecit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot ka filluar punimet në rrugën Xërxë- Sapniq- Ratkoc, në Komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, në fillimin e punimeve ka marrë pjesë edhe ministri Pal Lekaj i cili ka thënë këto punime ndikojnë në zhvillimin e zonave rurale.

“Kjo rrugë përveç që ndikon në zhvillimi e zonave rurale, është lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin”, ka thënë Lekaj.

Ai tutje është shprehur se ky projekt  dëshmon përkushtimin e ministrisë  për t’i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë nacional.