Policia e Kosovës

Ferizaj, një grua arrestohet nën dyshimin se ka kanosur me gërshëre një burrë

Një grua është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës për kanosje.

Ajo po dyshohet se me një palë gërshërë kishte shkuar në oborrin e një burri dhe të njëjtin e kishte kanosur.

Në njoftimin e Policisë thuhet se e njëjta dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:45 në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.