Foto: Ilustrim

Ferizaj, nëna sulmohet nga e bija

Një rast i dhunës është regjistruar dje rreth orës 10:00 në Ferizaj.

Sipas Policisë, një grua është ankuar se është sulmuar fizikisht nga e bija, e cila më pastaj ka dëmtuar orenditë në shtëpi duke i thyer dhe gjuajtur në oborr.

Viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social.

Në konsultim me prokurorin e dyshuara është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Rasti po trajtohet si sulm dhe dëmtim trupor.