Ilustrim

Ferizaj, i hyn në banesë dhe tenton ta ther me thikë

Një incident ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17:00.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari pasi që kishte hyrë në banesën e viktimës dhe kishte tentuar që ta godasë me thikë.

Viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin.

Policia njofton se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.