Ferizaj, i gjendet armë në veturë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se gjatë ndalesës së një makine një nga pasagjerët ka pasur një armë zjarri me një karikator me tre fishekë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:25 gjatë në zbatimit të një plani operativ në rrugën ” Brahim Ademi ” në Ferizaj, ku kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, te njëri pasagjer kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

Tutje Policia sqaron se i dyshuari T.B., i moshës 30-vjeçar, është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit nga Prokuroria e Ferizajt, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar – armëmbajtje pa leje.