Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Ferizaj, biçiklisti që vdiq pas aksidentit ishte 78 vjeçar

Mëngjesin e sotëm, KALLXO.com raportoi për një aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj.

Sipas policisë, një biçiklist ishte goditur për vdekje nga një veturë.

KALLXO.com ka kërkuar detaje rreth këtij aksidenti nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilët kanë bërë të ditur se viktima e këtij rasti i ishte një 78 vjeçar.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një  person të dyshuar, 42 vjeçar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për  obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Viktima e këtij rasti është 78 vjeçar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Poashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Aksident i rëndë në Ferizaj vdes një person