Aksident

Aksident i rëndë në Ferizaj vdes një person

Një aksident trafiku në fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 11:50, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimës i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën.

Si pasojë  e këtij aksidenti viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj, është dërguar në QKUK, ku ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.