Foto: Policia e Kosovës

Ferizaj, aksion i Policisë kundër lypsarëve, ndalohet një 83-vjeçar, iu gjetën mbi 1,000 euro

Policia ka vazhduar sot aksionin për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij aksioni sot është ndaluar personin S.Xh., 83-vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1,150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës së Ferizajt paratë  janë konfiskuar përkohësisht deri në vendim tjetër.

Policia e Ferizajt thotë se do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe u apelon qytetarëve që sa herë që hasin në lypsarë të njoftojnë menjëherë Policinë.