Ilustrim

Ekonomia Amerikane shton 531 mijë vende pune në tetor

Me shtimin këtyre e vendeve të punës, shkalla e papunësisë u ul me 0.2 pikë përqindjeje në 4.6 për qind në tetor.

Ekonomia amerikane ka shtuar 531 mijë vende pune në tetor, duke u bërë më e fortë në mposhtjen e vlerësimeve të tregut teksa shkalla e papunësisë shënoi rënie në 4.6 për qind, njoftoi sot Departamenti i Punës.

Me shtimin këtyre vendeve të punës, shkalla e papunësisë u ul me 0.2 pikë përqindjeje në 4.6 për qind në tetor, duke mposhtur pritshmërinë e tregut prej 4.7 për qind. Ai qëndroi në 4.8 për qind në shtator.

Numri i personave të papunë në SHBA ka vazhduar të bie, duke rënë në 7.4 milionë muajin e kaluar.

Rezultatet janë pozitive për ekonominë amerikane dhe tregun e saj të punës, pasi shtimet e forta të vendeve të punës do të përshpejtonin rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit.

Për shkak të COVID-19, më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e punës në mars dhe prill të vitit 2020./RTK