Edon Balidemaj nga Alternativa Shqiptare zgjedhet nënkryetar i komunës së Gucisë

Kryesia e degës se Alternativës Shqiptare në Guci ka njoftuar se Edon Balidemaj do të jetë në pozitën e nënkryetarit të komunës së Gucisë.

Sipas njoftimit, pas procesit zgjedhor, certifikimit dhe konstituimit të Kuvendit Komunal Guci, zgjedhjes së kryetares, sot janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Komunës së Gucisë.

“Njëra nga funksionet i takonte subjektit tonë dhe këtë do ta ushtrojë Edon Balidemaj, me ç’rast ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kuvendit komunal. Në vend të tij, funksionin e këshilltares do ta ushtrojë Jeta Hasangjekaj. Me këtë rast, edhe njëherë do t’u falënderohemi qytetarëve për besimin e dhënë, dhe do të punojmë në drejtim që ky besim të rritet si rezultat i përkushtimit dhe punës sonë, ne përputhje me ligjin, statutin, kompetencat dhe autorizimet”, thuhet në njoftim.

Për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar PER 20 nga 20 këshilltarët prezent, ku 6 nga ta janë të koalicionit shqiptar.

Edon Balidemaj e ushtroi këtë detyrë edhe në fund të mandatit të kaluar, kur u propozua nga Koordinatori i Alternatives Shqiptare – Guci, Myftar Balidemaj.

Balidemaj është nënkryetar edhe i Alternatives Shqiptare ne niveli të Malit te Zi, ka përfunduar studimet si bachelor i studimeve të sigurisë.