Edhe sot më shumë të shëruar se raste të reja me COVID-19

Sot janë shëruar 18 pacientë në Kosovë, duke e dërguar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 381.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate në Facebook.

Sipas njoftimi të tyre, nga 171 monstra prej tyre 11 kanë rezultuar pozitiv.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

Sot u testuan 171 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet