Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby

E detyroi të dashurën për marrëdhënie seksuale, arrestohet një person në Novobërdë

Një person është arrestuar dje me 11.05.2024 në Novobërdë pasi që dyshohet se në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas herë nën kërcënim e shantazhe e kishte detyruar t’i jap para në shuma të ndryshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.