Ilustrim

Dy zjarre të përhapura në rajonin e Pejës këtë javë

Policia e Kosovës ka raportuar për një zjarr aksidental të ndodhur dje në fshatin Tomoc të Istogut, ku si pasojë është djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.

Ndërsa, me datë 6 gusht është raportuar për një zjarr tjetër afër fshatit Deiq të Klinës, i cili si pasojë e erërave dhe sipërfaqes prej 10 hektarësh, ka depërtuar edhe në zonën e fshatit tjetër, Drenocit.

Ky zjarr është fikur pas dy ditësh nga ana zjarrfikësve.

Policia thotë se për shkak të temperaturave të larta, zjarret mund të përhapen shumë shpejt dhe se po ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj kujtdo që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo prej pakujdesisë.

Policia po ashtu apelon te qytetarët që frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës që të kenë kujdes maksimal në çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarre.